Vllaznia ka realizuar përmbysje rezultati në 45 minutat e para të ndeshje me Dinamon. Në “Loro Boriçi” kalojnë të parët në avantazh miqtë me anë të Ibrahimit në minutën 5- të.
Janë dashut të kalojnë 11 minuta që Vllaznia të vendosë barazpeshën. Pas një krosimi nga këndi për vendasit, Diagne i lënë vetëm në zonën e Dinamos, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë.
Vllaznia “merr zemër” dhe luan më mirë se Dinamo. Në sajë të kësaj epërsie të krijuar dhe presingut, gjen edhe golin e përmbysjes. Pas një zbritje në shkallë të gjërë, Latifi gjen në zonë me një asist Gjurgjeviç, i cili kalon topin mbi portierin dhe shënon golin e dytë për kuqeblutë.