
Dita e sotme do të mbahet mend si dita kur qeverisja i rikthehet Shkodrës së Shumicës. Dielli po shndrit sërish mbi Shkodër. Është entuziasmuese dalja e shkodranëve drejt kutive të votimit.
Tashmë ndryshimi është në dorën e tyre. Prandaj ne bëjmë thirrje edhe për votuesin e fundit. Shkodranët po e vertetojnë se nuk ka vend për indiferentizëm. Mos i jepni më kohë të keqes.
Le ta ndëshkojmë atë edhe me votën e fundit. Jemi bashkë, prandaj jemi shumë. Të qëndrojmë kështu deri në momentin e fundit. Mbushini kutitë me zërin tuaj!
Shkodra e bashkuar drejt fitores HISTORIKE!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!