Arben Gjuraj, kandidati për deputet i PD- së për Qarkun e Shkodrës, ka publikuar mesazhin e tij më të rëndësishëm, siç mund të konsiderohet spoti elektoral. Ai ka zgjedhur kalanë Rozafa në sfond për të përcjellë mesazhin e tij për zgjedhësit, duke thënë vetëm shumë pak fjalë.
“O Shkodra jonë ti që gjithmonë mblodhe bijtë e tu më të mirë, të Malësisë, të Dukagjinit, Nënshkodrës, Zadrimës, Dejës, Pukës e Fushë Arrëzit. E kur të thirri historia, ishe ma e para. Mblidhi prap bijtë e tu ma të mirë, e ato kanë me të ba ndër shoqe ma e mira.”, është mesazhi që Gjuraj ka zgjedhur për shkodranët.
Gjuraj, aktualisht zëvendëskryetar i Bashkisë së Shkodrës, për disa mandate radhazi ka qenë kryetar i Komunës së Dajçit, e cila pas reformës territoriale të vitit 2015, i është bashkuar qytetit më të madh të Veriut. Ndërsa ka mbetur edhe një javë fushatë para zgjedhjeve të 25 prillit, Gjuraj ka qenë mjaft aktiv, duke takuar banorë në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës por edhe në nivel qarku. /ShkodraWeb/