Është zhvilluar sot nën drejtimin e Prefektit Çesk Millja mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër. Të pranishëm ishin pesë kryetaret e bashkive të Qarkut, drejtues të institucioneve të varësisë qendrore etj. Në fokus ka qenë situata e krijuar pas termetit të 26 nëntorit dhe pasojat në rajonin e Shkodrës por edhe angazhimi për të dhënë kontribut për zonat e dëmtuara si Durrësi dhe Thumana.
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, kryebashkiakja zj. Voltana Ademi ka bërë një panoramë të situatës së evidentuar në Bashkinë e Shkodrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Në hyrje të fjalës së saj zj. Ademi ka përcjellë ngushëllimet për jetët e humbura në Durrës e Thumanë nga kjo fatkeqësi natyrore, duke rishprehur gatishmërinë e Bashkisë së Shkodrës dhe qytetarëve shkodranë për të dhënë kontribut në tejkalimin e situatës së rëndë të krijuar pas 26 Nëntorit.
Më poshtë, mund të ndiqni fjalën e plotë të kryetares së Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi mbajtur në mbledhjen e Komitetit të Eemrgjencave Civile të Qarkut.