Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e SHRF Shkodër, i pranishëm edhe presidenti Duka…

ShkodraWeb 7 March, 2025
shrf asambleja 2025

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër u mblodh këtë të enjte në stadiumin “Loro Boriçi”, duke marrë vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që kjo shoqatë organizon.

Në këtë mbledhje morën pjesë 17 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 21 delegatë, të cilët shqyrtuan dhe diskutuan pikat kryesore të rendit të ditës. Këto përfshinin raportin e aktiviteteve të Shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, buxhetin për vitin 2025, ndryshimin e emblemës, si dhe zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Envi Hicka.

Presidenti Duka i uroi punime të mbara Asamblesë dhe falënderoi SHRF Shkodër për kontributin në zhvillimin e futbollit. Ai vuri theksin te rritja e numrit të futbollistëve gjatë vitit 2025, veçanërisht të vajzave. “Dua t’ju falënderoj për kontributin tuaj gjatë vitit 2024 për zhvillimin e futbollit në Shkodër. Dua të falënderoj kryetarin e Shoqatës, Lazer Matija, për drejtimin e suksesshëm të Shoqatës për vitin 2024 dhe uroj që të njëjtën gjë ta bëjë dhe në vazhdim.

Është shumë e rëndësishme për të qenë transparent me fondet që ka Shoqata. Çdo anëtar të dijë deri në detaje dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. SHRF Shkodër është një nga Shoqatat më të rëndësishme, për faktin se ka një numër të konsiderueshëm futbollistësh. Sepse këtu ka lindur futbolli dhe kjo është një gjë e rëndësishme, jo vetëm futbolli i djemve, por këtu ka lindur edhe futbolli i vajzave dhe detyrimi e vëmendja jonë është akoma më e shtuar për rajonin e Shkodrës.

Duke qenë se mora fjalën për t’ju përshëndetur dhe për t’ju falënderuar për 2024-ën, unë mendoj që në 2025 duhet të kemi disa objektiva dhe të mendojmë për të përmirësuar disa gjëra për të realizuar qëllimet tona. Sot në SHRF Shkodër stërviten 1100 futbollistë, për popullsinë që ka Shkodra dhe dashurinë që ka për futbollin, padyshim që ne duhet të pretendojmë të kemi pesëfishin e këtyre numrave.

Objektivat janë akoma më shumë që Shoqata të prodhojë mjete financiare për veten e vet, gjë që akoma nuk e keni. Ju faleminderit dhe uroj punime të mbara të Asamblesë”, – tha Presidenti Duka.

I pranishëm në Asamble ishte edhe Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, i cili fillimisht falënderoi anëtarët e pranishëm dhe më pas vijoi me verifikimin e mandateve. “Ju falënderoj për prezencën tuaj në Asamblenë e Përgjithshme të SHRF Shkodër”.

Më tej, kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në futboll në këtë rajon dhe suksesin e projekteve të shoqatës. Ai theksoi nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në rajon.

Më pas me anë të votimit u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025. Gjithashtu u miratua edhe ndryshimi i emblemës së SHRF Shkodër.

U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFSh-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të propozuar nga anëtarësia. Pas votimit të anëtarëve të SHRFL-së u zgjodhën delegatë Lazër Matija dhe Alfred Pjetri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 7 mars 2025…
Artikull pasardhës: Largohet nga Spitali Psikiatrik i Shkodrës 55- vjeçarja, pas kallëzimit të vëllait, polici nis kërkimin për gjetjen

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.