Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

VIDEO – “Mbi 6 milionë euro investime në më pak se dy vite”, Onid Bejleri deklaratë për mediat…

ShkodraWeb 24 April, 2025
onid bejleri investime 2 vjet shkoder

Në më pak se dy vite, qyteti ynë është kthyer në një kantier të gjallë pune, ku çdo rrugë, çdo shesh e çdo hapësirë urbane po merr frymën e re të zhvillimit. Kemi trashëguar një infrastrukturë të amortizuar dhe projekte të shpërndara në letër, por sot, falë vizionit të qartë dhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, po ndërtojmë një Shkodër moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët e saj.

Mbi 10 kilometra rrugë të brendshme janë riasfaltuar apo rehabilituar, falë investimeve të Qeverisë e bashkisë dhe punës së palodhur të ndërmarrjes së shërbimeve publike. Janë rikualifikuar 4 sheshe publike, që sot ofrojnë më shumë gjelbërim, hapësira për fëmijët dhe komunitetin, duke krijuar një qytet më funksional për të gjithë.

Bulevardet Mehmet Pashë Plaku, Bujar Bishanaku, Skënderbeu, por edhe rrugë e rrugica në qendër ë periferi të qyteti kanë qnenë pjesë e ndërhyrjeve duke përfshirë edhe sinjalistikën për një qarkullim më të sigurtë të mjeteve, këmbësorëve e biçikletave.

Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar në zemër të qytetit rreth 9 km rrugë bicikletash ku së shpejti do të kompletojmë përhfundimsiht rrjetin e qarkullimit me bicikleta me synimin që çdo banor i Shkodrës të mos jetë më larg se 300 metër nga një korsi e ndarë dhe e mbrojtur bicikletash

Ndërhyrjet po shtrihen edhe në zemrën e lagjeve tona – aty ku për 30 vite është harruar kujdesi për qytetarin. Sheshet pranë pallateve në rrugët Jezuitët, Isuf Sokoli, Vëllezërit Frashëri, Ernest Bushati, Marin Bicikemi dhe Gjon Gazulli janë tashmë pjesë e vëmendjes sonë të drejtpërdrejtë, sic ka qenë edhe infrastruktura e zonave informale dhe lagjeve periferike si në Fermentim.

Mbi 6 milionë euro investime në më pak se dy vite janë dëshmi e angazhimit tonë për një Shkodër më të zhvilluar, më të ndriçuar dhe më të afërt me nevojat e përditshme të qytetarëve.

Vizioni ynë për Shkodrën 2030 është një qytet europian, ku mirëqenia, siguria dhe infrastruktura moderne janë realitet për çdo familje. Kemi projekte shumë konkrete dhe financime të siguruar për parkimet publike dhe përmirësimin rrënjësor të tranportit publik.

Në Shkodër kemi nisur një transformim të madh, nuk ka më kohë për të humbur me ankesa bosh dhe konflikte pa vlerë, ta bëjmë bashkë hapin tjetër. Më 11 maj, voto 5 – Partinë Socialiste, për Shkodrën dhe Shqipërinë Europiane. /Deklaratë për shtyp e Onid Bejleri, kandidat për deputet i PS- së për qarkun Shkodër/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga në Shkodër- Koplik, përfundon në spital 68- vjeçari
Artikull pas: NJOFTIM I RËNDËSISHËM – Ambasada Amerikane në Tiranë ndryshon sistemin e takimeve për vizat…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • News

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 6 maj 2025…

ShkodraWeb 6 May, 2025
minuta 2025
  • News

Sherr mes vëllezërve në Malësi të Madhe, 73- vjeçari godet me kmesë 62- vjeçarin që përfundon në spital

ShkodraWeb 5 May, 2025
senada vizita rames 2025
  • News

VIDEO – “Narkoshteti diktatorial nuk na tremb”, Senada Mehmeti reagon për takimet e Ramës në Shkodër

ShkodraWeb 4 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.