
Shoqata e ish- të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë përmes një deklarate për shtyp nga Shkodra kanë dalë në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish- kryeministri Sali Berisha. Ndoc Ashta që vjen nga radhët e të persekutuarve dhe njëkohësh nënkryetar i PD Shkodër lexoi deklaratën në mbështetje të Berishës.
Sipas Ashtës PD nuk është e ndarë ndërsa gjatë ditës së nesërme ku do të mbahet referendum i PD për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha pjesëmarrja në Shkodër ndoshta nuk do jetë shumë e madhe për shkak të një lloj presioni që u është bërë anëtarëve demokrat.
Mbylljen e selisë së PD Shkodër me zinxhirë nënkryetari Ashta thotë se nuk ka patur asnjë lajmërim ndërsa e cilëson absurd.
Kryetari i shoqatës së ish- të Përndjekurve Politikë të Tiranës Bedri Blloshmi tha se kreu aktual i PD Lulzim Basha ka lënë në harresë të plotë këtë shtresë ndërsa lexoi një kërkesë me 9 pika të hartaur që nga 2014-ta për ish të përndjekurit.
Blloshmi deklaroi gjithashtu se ka informacion për 29 vende në të cilat mund të jenë persona të pushkatuar gjatë komunizmit që nuk janë gjetur ende por shteti shqiptar nuk bën asnjë hap për të kërkuar në ato pika dhe për t’ia dorëzuar trupat familjarëve.




