
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për Shkodrën Albert Tuka i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kreu i sindikatave mbështet PD-në në këto zgjedhje për shkak se sipas tij kryeministri, qeveria, ministrisë dhe gjitha institucionet e tjera kanë shkëputur totalisht dialogun me sindikatën lidhur me problematikat e ndryshme që kanë sindikalistët.
Edhe Lulzim Basha nëse do të jetë kryeministër shprehet Tuka, në rast se nuk respekton sindikatat atëherë edhe ndaj tij do jetë i njëjti reagim i BSPSH.
Në këto 8 vite Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka qenë një zë kritik ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj lidhur me punonjësit, bizneset dhe situatën ekonomike në vend.