Më shumë se si tempulli i ligjvënies, për fatin tonë të keq, parlamenti është shndërruar në një argëtim. Sidomos pasi Partia Demokratike dhe LSI lanë mandatet, në vend të tyre u futën njerëz nga më të ndryshmit.
Pas Rudina Hajdarit, tashmë e famshme për fjalimet e saj është radha e Majlinda Halilaj që të marrë gjithë vëmendjen.
Deputetja Halili, pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet. Veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë “Koporatë”. Por kjo nuk ishte e vetmja fjalë që ajo ngatërroi. Le të shpresojmë që e ka pasur nga emocionet.