VIDEO/ “Mbajta meshë për Kennedy- n, më vunë prangat gjermane”, Kardinal Troshani: Jam martuar me Zotin…

Dom Ernest Troshani ka dhënë një dëshmi tronditëse ditën e sotme lidhur me arrestimin e tij nga ish-Sigurimi i Shtetit kur tha se kjo u bë pasi dha një meshë për vd,ekjen e ish-presidentit amerikan John Cenedy. Troshani tha se i kishin kërkuar që ta braktiste fenë por që sipas tij përgjigja kishte qenë se është i martuar me Zotin dhe besimin. Kleriku kishte edhe një mesazh për klasën politike pavarësisht se pohoi që nuk e njihte atë.

Zoti bëri që je gjallë, por ti vuajte këtu, a të kanë futur këtu në qeli?

Dom Ernest Troshani: Erdhën këtu në Barbullush me vonë hekurin me arsyen për të më vënë në litar. Arsyeja se bëja thirrje mos me tradhtu fenë, popullin, Krishtin. Ata më thanë lëre rrugën e fesë, u thashë se jam martuar me Zotin. E dyta për një meshë për John Cenedy, kur vd.iq presidenti amerikan, dërgova një meshë, aty ishte figura e tij dhe Zhaklinës. Arsyeja ishte se një fe mund të çonte pesh 50 000 vetë.

Kujtonin se kam lidhje me ndonjë organizatë ndërkombëtare a ku di unë. Unë edhe pse më kritikuan dhe ndaluan nuk i shava, as kur më torturuan. Kur më thanë diçka për rrëfimin, më vunë ato hekurat gjermane. Na ka pas thanë Krishti, se s’keni me fol ju po ka për të folur Zoti për ju. Zoti don me e pa ndryshimin. Politikës s’kam pasur kurrë çfarë ti them as nuk e di çfarë është, por du me dërgu zërin e dashnisë, besimit, Zotit, mirëkuptimit, paqes, shtrini duart shëroni të sëmurët. Qëllimi kryesor është me pa gjithë njerëzimin të shpëtuar dhe s’du me i pa varfër, bashkim shpirtnor.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal