VIDEO – “Masakër elektorale, deputetët e rinj janë përfaqësues të…”, Lulzim Basha ka disa pyetje publike…

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli gjatë një prononcimi për mediat për masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë si autor treshen Rama- Doshi- Rakipi. Kryedemokrati ngriti disa pyetje mbi mënyrën se si u zgjodhën deputetët e rinj të PS e PSD, që sipas tij janë të përfshirë me krime dhe janë në listën e zezë të DASH.

“Gjithë kamerat dhe mikrofonat e mediave të lira duhet ti drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te treshja Rama-Dosh-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të DASH?


Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të DASH, bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës, Jurgis Çyrbjan e kokainës edhe Plarent Dervishit? Me Rrahman Rrajën e kokainës dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhin e Avdylajve?

Si i mori votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit? Një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës? Person në kërkim ndërkombëtar për trafik drøgē.

A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO, dhe nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel