Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore
  • Personazh

VIDEO – Mary Camaj, 22- vjeçarja shqiptare me prindër nga Malësia e Madhe, simbol i vlerave të kombit…

ShkodraWeb 7 August, 2024
mary camaj elisa spiropali 2024

Shkruan në Facebook kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali: Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në New York. Prindërit e saj janë nga Malësia e Madhe; babai nga Hoti dhe nëna nga Kastrati. Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare.

Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”. Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit.

Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj. në universitetin prestigjoz ku studionte.

Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pasi që 14 vjeç ajo bashkë me motrat janë pjesë e një grupi tradicional vallëzimi shqiptar në New York me emrin “Grupi Rozafati i Kishës Zoja e Shkodrës”.

Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip. Mary punon për ish-Këshilltarin e Qytetit të Nju Jorkut dhe kryetarin Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj dhe ka bashkëpunuar me organizata të shumta shqiptaro-amerikane, ku koordinon projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit tonë në SHBA.

Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë.

“Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare. Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij.”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Velipoja, kryefjala e këtij sezoni turistik në Shkodër dhe Veriun e vendit, pastërtia vlerësohet nga turistët
Artikull pas: Grupi Parlamentar i PD- së kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për mandatin e Olta Xhaçkës…

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.