
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, prezantuan kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe. I pranishëm, ishte edhe kryetari i PDSH- së Sali Berisha.
Demokratët malësorë i rezervuan një pritje entuziaste liderit të opozitës, i cili shoqërohej edhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër Luçiano Boçi, deputetë dhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 maj 2025.
“Malësia edhe e Madhe, edhe Madhështore! Kapitulli i së Keqës në Malesi të Madhe, është kapitull i mbyllur. Me Ramadanin dhe Aurelin, më 11 Maj hapim kapitull të ri, atë të njerëzve të zakonshëm.”, shkruan në rrjetet e tij sociale nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.