
Në një dalje për mediat, Vera Ndrecaj, kandidate për deputete e PS- së për qarkun Shkodër, ka evidentuar ndryshimet e mëdha të ndodhura në Bashkinë Malësi e Madhe nga viti 2015 e në vijim, periudhë gjatë të cilës qeveriset nga Tonin Marina dhe Partia Socialiste.
Ndrecaj ka evidentuar se Malësia e Madhe ka kaluar në këto vite nga braktisja në zhvillim. Në fjalën e saj ajo ka evidentuar ndërtimin e 143.5 km rrugë të reja, 15 kopshte e shkolla të rikonstruktuara, investime në disa ujësjellës në gjithë territorin, 22 km kanale vaditëse- ndihmë për fermerët, rrugët turistike, shteg biçikletash, qendër rinore, përfshirjen e xhubletës si pasuri nga UNESCO, 12 aktivitete kulturore të përvitshme nga vetëm 2 që kishte në 2015 etj.
Për të gjitha këto dhe të tjera të planifikuara, kandidatja Vera Ndrecaj ka kërkuar votën për numrin 5 me 11 maj, për Partinë Socialiste, Malësinë dhe Shqipërinë Europiane.