
Zgjedhjet e 11 maj 2025, mund të konsiderohen më fitimprurëset për Malësinë e Madhe, pjesë e qarkut të Shkodrës. Duke ju referuar me gjuhën matematikore zgjedhjeve politike të 4 viteve më parë, dy përfaqësues të Malësisë së Madhe, Ramadan Likaj (PD) dhe Bujar Rexha (PS), mund të konsiderohen të zgjedhur si deputetë si pjesë e listave të mbyllura.
Ndërkohë, edhe në listat e hapura, nëse partitë kryesore në vend do të tejkalojnë rezultatet e 2021- it, ka kandidatë potencialë që luftojnë për mandate. Kështu, potencialë mund të jenë Shkelqim Sterkaj (PS), Aurel Markaj (PD), Vera Ndrecaj (PS) dhe Enertil Canaj (PS).
Gjithçka nis fillimisht nga mbështetja që këta individë do të marrin nga malësorët e Malësisë së Madhe por në vijimësi, edhe nga zona të tjera, ku mbase shtytja e parë do të jetë pikërisht origjina, pavarësisht vendbanimit që mund të kenë në qarkun e Shkodrës. Më pas, ndikojnë lidhjet e kandidatëve edhe me zgjedhës nga zona të tjera të qarkut.