VIDEO – Makina del nga rruga në aksin Shkodër- Koplik dhe përmbyset, përfundon në spital drejtuesi i mjetit


Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Koplik pasditen e sotme. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se në momentin e aksidentit, në mjet ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Pritet që të ketë edhe një komunikim zyrtar për mediat lidhur me ngjarjen. /ShkodraWeb Media/

Të nderuar miq e mbështetës! Duke klikuar në reklamat që shfaqen në këtë faqe, ndihmoni ShkodraWeb Media të vazhdojë të jetë e lirë!