VIDEO – “M’ u realizua ëndrra për të qenë pjesë e Vllaznisë”, Rejan Alivoda “në qiellin e shtatë”…

Vllaznia eshte e fokusuar jo vetem tek merkatoja jashte Shkodres. Nje nga prioritetet e drejtuesve te saj eshte edhe promovimi dhe mbeshtetja e elementeve me cilesore te Akademise dhe njeri nder ta eshte Rejan Alivoda.

Mesfushori 19 vjeçar ne nje prononcim te dhene per mediat, eshte shprehur se firma ne kontrate me Vllaznine eshte realizimi i nje endrre qe ashtu si çdo shkodran tjeter e ka patur qe i vogel.


Ai ndjehet i lumtur qe tashme kjo enderr iu be realitet dhe nderkohe po mendon per hapin e rradhes, per te bindur stafin teknik per vlerat e tij ne menyre qe te konkurroje fort per nje vend ne formacion.

Ish- kapiteni i ekipit te te rinjve te Vllaznise premton te punoje fort per t’i sherbyer kesaj skuadre dhe natyrisht qe e ardhmja pritet te flase per te sepse te gjithe elementet per t’u bere nje futbollist cilesor i ka.