Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

VIDEO/ Lulzim Basha shpërndan mesazhin pak orë para protestës, Ambasada e SHBA-së: Kini kujdes…!

ShkodraWeb 4 years ago

Pas djegies së mandateve, opozita e bashkuar ka spostuar betejën e saj politike në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ditën e nesërme, fronti opozitar ka thirrur qytetarët në tubimin mbarëkombëtar para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 18:00. Pak orë para protestës së paralajmëruar, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë një video, me një mesazh të fortë e të qartë për të gjithë.

“Shqipëria në rrezik! Qeveria është bërë një me krimin. Korrupsioni ka mbërthyer shtetin. Qytetarët jetojnë në terror. Votat vidhen nga banditët. Paratë grabiten çdo ditë!”-thuhet mes tjerash në mesazhin që Partia Demokratike ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, teksa fton masivisht qytetarët për tubim kundër qeverisë, të cilën e etiketon si të korruptuar.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj, që të shmangin në formë kategorike kalimet në vendin ku është parashikuar të mbahet protesta e opozitës.

Mes tjerash ambasada thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur, ndërsa shton se një pjesë e qytetarëve shqiptarë protestojnë kundër qeverisë.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”-thuhet në reagim.

Ambasada e SHBA ka bërë apele të vazhdueshëm për qytetarët e saj, sa herë në vend partitë pulitke kanë protestuar ndaj qeverisë.

Kjo është protesta e tretë kombëtare që organizon opozita e bashkuar. Në mesazhin e opozitës theksohen probleme të ndryshme duke nisur nga vjedhja e zgjedhjeve, varfëria, bashkëpunimi mes bandave e qeverisë, e deri tek ngjarja e fundit në Rinas, ku dyshohet se u grabitën një shumë prej 10 milionë eurosh.

Shqipëria si Europa!

Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Pubblicato da Lulzim Basha su Venerdì 12 aprile 2019

Continue Reading

LAJM PARA: LAJM I KEQ/ Holanda voton kthimin e vizave për shqiptarët…
LAJM PAS: “Rama kërkon të kthejë ferrin…”, Paloka: Ejani ta rrëzojmë…!

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
“Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem
  • Aktualitet

“Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

17 hours ago
FOTOLAJM – Kandidatja e PD- së së Alibeajt në Vau Dejës “përballet” me kryetarin që mbështet Zef Hilën e Rithemelimit
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Kandidatja e PD- së së Alibeajt në Vau Dejës “përballet” me kryetarin që mbështet Zef Hilën e Rithemelimit

1 day ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.