VIDEO/ Lulzim Basha replikon me Ramën, i publikon videon: Duhet të ishit nën hetim keni mbrojtur…

Loading...

Shefi  i opozitës, Lulzim Basha ka replikuar sot në distancë më kryeministrin Rama, për të cilin u shpreh se ai bashkë më zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë duhet të ishin nën hetim për pengim të drejtësisë.

Basha ka publikuar një video ku Rama ka dalë në mbrojtje të Saimir Tahirit, teksa tha se të njejtën gjë po bën ta dhe Fatmir Xhafën dhe Ardi Veliun.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

Loading...