
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një komunikim direkt nga Berlini, ka folur sërish për procesin e çeljes së negociatave. Pak minuta para nisjes së seancës dëgjimore në Bundestag për këtë çështje, Basha ka thënë se do të jetë e vështirë t’i bindim për hapjen e negociatave me vendin tonë. Kemi të bëjmë me një grup mjaft skeptik, ka shtuar ai. Gjithsesi, në përfundim të këtij takimi, do t’ju njoftojmë për rezultatet e arritura, ka përfunduar Basha.





