
Drejtuesi politik i Koalicionit EuroAtlantik- KEA, Lulzim Basha, ka qenë në Shkodër pasditen e kësaj të premte. Fillimisht, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të partisë së tij, Basha ka shëtitur në pedonalen e qytetit ku ka takuar dhe është ndalur për të bashkëbiseduar me shkodranët.
Në vijim, në mjediset e një oborri shkodran, ai ka zhvilluar një takim me të rinj të Shkodrës. Fillimisht, ai ka folur për programin e KEA, të cilin tha se e ka shpalosur që me 1 qershor 2024 dhe që më pas është kopjuar nga parti të tjera politike.
Pas fjalës së tij, kanë folur kandidatët e KEA për qarkun Shkodër, listë e cila ka një veçanti, një marrëveshje gjentellmenësh që, kandidati që merr më shumë vota të shkodranëve do të hyjë edhe Kuvend, nëse kjo parti politike merr numrin e nevojshëm të votave për të siguruar mandat.
Në vazhdim, të rinjtë kanë patur mundësi të takohen e bashkëbisedojnë me Bashën dhe kandidatët e KEA, për tu njohur më mirë dhe për të kuptuar edhe programin që duan të mbështesin me votën e tyre me 11 maj 2025.