
Në rrjetet sociale por edhe në disa portale, mbrëmjen e të dielës u bë virale një video, sipas shpërndarësve të së cilës, Luiz Ejlli ishte rrahur në një lokal nato apo pub.
Pak orë më pas, ka ardhur edhe reagimi mjaft i ashpër i këngëtarit të mirënjohur shkodran. Ai ka folur për shqetësim tek të afërmit, deri tek nëna e tij, ndërsa ka paralajmëruar se do të merret me portalet anonime.
Ai ka shtuar se pavarësisht se fshihen pas tastierave, ai do të gjejë të gjithë ata që shpërndajnë shpifje për të personalisjht apo edhe familjen e të afërmit e fituesit të BigBrother Vip.
Deklarata e Luiz Ejllit
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë. Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna”. Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por me u fsheh në fund të botës, unë e marr vesh kush je. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka”.