U luajtën mbrëmjen e sotme, 10 ndeshjet e fundit nga fushata kualifikuese për Europianin e vitit 2020. Gjermania e Holanda të dyja të kualifikuara, fituan të dyja edhe takimet e fundit. Ekipi i Lëv mposhti pastër 6-1 Irlandën e Veriut, ndërsa fitore 5-0 arritën tulipanët ndaj Estonisë.
Belgjika mposhti pastër 6-1 Qipron, ndërsa edhe Rusia fitoi 0-5 ndaj San Marinos. Grupi i vetëm që ishte ende i hapur ishte ai E. Kroacia e kualifikuar në vendin e parë ishte pushim, ndërsa Uellsi zë vendin e dytë pasi mposhti 2-0 Hungarinë, në një sfidë direkte për vendin e dytë, me dy gola të Aron Ramsejt. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.
FT | Gjermani-Irlandë e Veriut 6-1
FT | Holandë-Estoni 5-0