“Luftë e pastër mes bandave në pushtet”. Ky është reagimi i parë dhe komenti që i ka bërë kreu i PD Lulzim Basha arrestimit nga policia të kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rrahja. Redjan Rrahja u vu në pranga nga policia pasi dyshohet të jetë një nga autorët e atentatit ku mbeti i pl.agosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi, person me precedentë sipas bluve.
“Fatkeqësisht ëshë në vazhdën e poshtërimit të PS, të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Eshte tregues i qarte i nevojes per ndryshim te menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme qe do i kthejne qytetareve dinjitetin, te drejten e votes dhe do i fuqizojne duke zgjedhur në parlament e në qeveri njerëzit qe meritojne te udheheqin aspiratat e tyre per ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo ka nisur”, tha Basha.