
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, vijon takimet në zona të ndryshme të këtij rajoni. Ndalesa e radhës ishte Postriba në territorin e Bashkisë Shkodër.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, nënkryetari i PDSH- së Boçi, u njoh nga afër me shpopullimin, varfërinë por edhe braktisjen e kësaj zone fare pranë qytetit të Shkodrës.
“Me Postribën i kanë bërë llogaritë gabim. Shpopullim. Varfërim. Braktisje. Por shpresën dhe dinjitetin nuk ia heqin dot. Më 11 Maj, me Postribën për t’i dhënë hakun që meriton Qeverisjes së Rrenave.”, shkruan Boçi në një publikimit në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me videon më poshtë.