
Qytetarët e Shkodrës kanë vlerësuar ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në zonën e Perashit, duke e cilësuar këtë veprim si të domosdoshëm pas shumë vitesh zaptimi.
Hapësirat, të cilat për një kohë të gjatë ishin kthyer në privilegj të pakicës, po u rikthehen qytetarëve, duke rivendosur përdorimin e tyre normal dhe të barabartë për të gjithë komunitetin.
Banorët theksojnë se këto ndërhyrje ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më funksional për këmbësorët dhe familjet.
Bashkia Shkodër bën me dije se aksione të ngjashme do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit.




