VIDEO – Lideri i opozitës Lulzim Basha takime me sipermarrësit e operatorët turistikë në Velipojë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në vijim të takimeve të tij në mbarë vendin, ka qenë sot në Velipojë të Shkodrës. Ai ka takuar sipërmarrës të ndryshëm dhe operatorë turistikë, ndërsa ka parë nga afër situatën e krijuar pas ndërhyrjes së IKMT-së në Velipojë. Aashtu si në takimet e tjera, Basha ka transmetuar gjithçka “live” përmes celularit të tij.

“#LIVE – Në Velipojë për të folur me sipërmarrësit dhe operatorët turistikë për situatën e vështirë ekonomike që po ndikon shumë fort në situatën e turizmit.”, shkruan Basha në postimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.


 ABCOM ║ VODAFONE