Të paktën 27 njerëz kanë humbur jetën dhe të paktën 2000 persona kanë mbetur të lënduar pas një eksplozioni masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën. 500 prej tyre janë të shtruar në spital.
Videot tregojnë një eksplozion të madh të ndjekur nga ulërima dhe tymi i madh që ngrihet mbi qytet.
“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters. “Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjákoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë. “
Sipas Reuters, të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale pas shpërthimit.
Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.
Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.