VIDEO – Lekë Plani, gazetari shkodran që u jepte zemër të sëmurëve me virus, e sfidoi me këngë deri në fund…

Ardian Faja është 65 vjeç, me profesion kameraman.

Ai është duke jetuar jetën e tij të dytë pasi i mbijetoi covid-it, ndërsa oksigjeni i kishte rënë në 60 dhe gjatë qëndrimit në spital ishte shumë pranë fundit.


Kameramanin veteran nuk e shpëtuan vetëm mjekët dhe ilaçet por edhe optimizmi dhe muzika. Ai tregon se si përballonte ditët e vështira në luftën me vdekjen. Në një moment ai kujton gazetarin shkodran Lek Plani, i cili edhe pse i intubuar dhe në gjendje të rëndë, këndonte duke u dhënë zemër të sëmurëve.

Për intervistën e plotë ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rudina Mucaj dhe pjesën e radhë ku kolegu ynë i paharruar Lek Plani këndonte këngën e tij të preferuar. (Klikoni mbi “Watch on Youtube” që video t’ ju hapet)

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel