Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj masës së qeverisë për të ndryshuar rregullin e shtetrrethimit. Sipas Bashës ti thuash qytetarëve që vetyëm një anëtar i familjes do të dalë të bëjë pazar, hyn tek standardet e dyfishta për sa kohë ka fasoneri që punojnë akoma me 100 punonjës.
“Shumë gra dhe vajza punojnë në fasoneri. Ambientet e tyre kanë mbi 100 të punësuar. Ato janë potencialisht burim i përhapjes së virusit duke e shpërndarë atë edhe në familje. Ti thuash qytetarëve që do të dalë të bëjë pazar vetëm një anëtar i famniljes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambiente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë.
Është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri më tani nga qytetarët”, tha Basha.