VIDEO/ Lazio e Strakoshës fiton “finalen e shqiptarëve” për Kupën e Italisë, kryeqytetasit shpëtojnë sezonin…

Lacio ia doli të fitojë brenda kohës së rregullt, me shifrat 0-2, finalen e Kupës së Italisë, me shifrat 0-2 ndaj Atalantës. Në një finale edhe brenda shqiptarësh, ku Gjimshiti e nisi si titullar përballë Strakoshës, ndeshja nisi e luftuar nga të dyja ekipet, por rastin e parë më të mirë e kishte Atalanta, me De Run në minutën e 26-të që goditi shtyllën e Strakoshës, ndërsa në vijimin e po të njëjtit aksion, Gjimshiti u ndal nga një mbrojtës duke mos gjetur dot rrjetën për pak.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që rast për Atalantën pati Hatebur në fillimin e së dytës. Me kalimin e lojës, Lacio e mori veten dhe kërkoi të rrezikonte më shumë, me Korrean.

Gjithsesi, goli i zhbllokimit erdhi vetëm në minutën e 82-të, ku në një goditje këndi, ishte serbi Milinkoviç-Saviç, që i mori kohën Gjimshitit në zonë, dhe goditi për të gjetur rrjetën.

Gasperini provoi gjithçka për gjithçka, por edhe golin e dytë dhe të vulosjes së takimit, e gjeti Lacio, në minutën e 90-të me Korrean, pas një kundërsulmi perfekt personal. Kryeqytetasit e mbajtën këtë fitore, dhe në fund fituan Kupën e Italisë, duke shpëtuar në një lloj mënyre këtë sezon.

Loading...