VIDEO – Lagjja nr. 4 në qytetin e Shkodrës në fokus të investimeve, nis rikonstruksioni i rrugës “Ymer Prizreni”

Lagjja nr. 4 në qytetin e Shkodrës, ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore në shumë zona te saj. Njëra prej tyre, është rruga “Ymer Prizreni”, në krah të Qendres Komunitare Multifunksionale “Për Familjen”, shkollës “Kol Ideomeno” dhe kopështit “1 Qershori” i hapur se fundmi nga Bashkia Shkodër.


Me një fond 4.3 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna për rikonstruksionin e saj. Projekti parashikon ndërhyrje të plotë nëntokësore e mbitokësore, kanalizime KUB dhe KUZ, ujësjelles, trotuare, sipërfaqe asfaltike, hapësirë të gjelbër dhe rekreative, sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Me përfundimin e punimeve, banorët por edhe nxenës, mesuës, prindër, do të kenë një ambient të mirëorgnizuar dhe miqësor e mikpritës me ta.

ShkodraWeb Channel