Laçi vijon me hapa të sigurt drejtë objektivit për të siguruar një biletë për në Europë. Kurbinasit kalojnë një nga transfertat më delikate, të paktën në letër, pasi në fushë përballë Bylis nuk e vendosën aspak në diskutim fitoren.
Nwabueze kaloi bardhezinjtë në avantazh në minutën e 25-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e pjesës së parë ishte Donald Rapo ai i cili dyfishoj shifrat duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të Armando Cungut.
As pjesa e dytë nuk kishte shumë histori me kurbinasit që e kishin të letë të administronin si duhet avantazhin e dyfishtë. Jo vetëm kaq por në minutën e 78-të, Nwabueze realizoi dhe golin e tretë për Laçin dhe të dytin personal.
Falë këtij suksesi, Laçi konsolidon edhe më shumë pozitat në vendin e tretë në kuotën e 58-të pikëve. Për Bylis gjërat ndërlikohen shumë në këtë fund sezoni teksa janë jashtë çdo objektivi, i mbetet vetëm të shmangin zonën “play out”.
Ky sukses është deri diku motivim edhe për Vllazninë që pas pak nis takimin me Kukësin në “Loro Boriçi”. Një fitore e mundshme e kuqebluve sonte, rikthen shpresat për t’i ikur ndeshjes play- out. Me tre pikët sonte, diferenca me Bylis do të shkonte në vetëm dy pikë kur janë edhe dy ndeshje apo 6 pikë në lojë.