VIDEO – “Ky ka nevojë për doktor”! Jozefina Topalli i publikon videon Lulzim Bashës dhe plas deklaratën e fortë…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pas vendimit të tij më të fundit për të votuar në Kuvend pro zgjatjes së mandatit të vettingut.

Topalli publikon videon e disa viteve më parë të Bashës, ku dëgjohet teksa thotë se vetting është në projekt mafioz për llogari të Edi Ramës.


E teksa ndan këto video ajo shkruan “Ky ka nevoje per doktor! T’i shkosh ketij mbrapa 8 vjet.. dmth …nuk di”.

“Komploti është zbuluar. Projekti i vettingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomat të lart në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertë e Bashkimit Evropian. Bashke komplotistët e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare” dëgjohet të thotë Basha në videon e publikuar nga Topalli.