Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Kuvendi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 maj 2025, seanca plenare zgjat 15 minuta

ShkodraWeb 29 May, 2025
kuvendi pas zgjedhjeve 2025

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e para që nga fushata elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u ra dakord për programin dhe kalendarin e punimeve, duke njoftuar se në lidhej me këtë do të diskutohet në seancë.

Menjëherë ka kërkuar dhe ka marrë fjalën kryetari i PD- së, Sali Berisha.

Sali Berisha: Kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme pas rënies së perdes së hekurt në periudhën pas komuniste në Europë. Partia e krimit me në krye Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.

Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare Rama përdori 76 mln euro si dhuratë për votuesit, fali 200 mln euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.

Mobilizoi kartelet e drogës, më të rrezikshmit në Europë. Deputetët e karteleve zëvendësojnë ju në këtë Parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi që mori 2 mijë e 500 vota në 2021 mori nga Troplinët këtë vit 5 mijë vota më shumë se Rama.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në Parlament pas rikthimit pas rreth dy muajsh të punimeve. Mes thirrjeve të opozitës kundrejt mazhorancës, Peleshi u shpreh se “këtu jemi në parlament dhe jo në cirk.

Sakaq, ai theksoi se grupi i PS është dakord të rifillojnë punimet pas fushatës, dhe se deri në korrik do të ketë edhe 5 ose 6 seanca të tjera intensive.

“Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament jo në cirk këtu! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut”, tha Peleshi.

E gjithë seanca ka zgjatur 15 minuta.

Post navigation

Previous: DOSSIER – Eldsid Hysaj i vetmi “i mbijetuar” i përballjes historike me Serbinë në Beograd…
Next: VIDEO – Rehabilitimi i bllokut të pallatave në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, Bashkia Shkodër investoi 21 mln lekë

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.