ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Kush janë nip e dajë në qarkun e Shkodrës që kanë marrë mbi gjysmë mialirdi euro nga Edi Rama…

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat këtë paradite, ka ngritur edhe një herë alarmin e vjedhjes së shqiptarëve sipas tij, nga Kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e lidhur me të. Ai tha se formula e vjedhjes është fryrja e disa herë e kostos së rrugëve, ndërsa nuk nguroi të fliste dhe me emra duke akuzuar për abuzim me fondet për koncesionet e disa akseve rrugore. Ai ka përmendur emrin e Ndue Kolës, ish- deputetit të PS-së në Pukë dhe nipit të tij.

“Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin”, u shpreh Basha.

“Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë, fryhet disa here kostoja e rrugëve, dhe gjithë fondet e fryra i merr Edi Rama, qeveritarët e korruptuar dhe klientët e tyre. Rama është hajduti më i madh, një grabitës psiqik, çdo koncesion, çdo kontratë korruptive, ka një destinacion: xhepat e Ramës. Pasojat e këtij aktiviteti kriminal qeveritarë janë shkatërrimtare për vendin, dhe kanë pasoja të rënda politike, në kuptimin e kapjes së shtetit nga krimi dhe ndaljen e procesit të integrimit të vendit.

Koncesionet korruptive kanë sjellë dhe po sjellin dëme kolosal… Të gjitha paratë që keni paguar si taksa do të shkojnë në xhepat e Ramës dhe katër apo pesë oligarkëve të lidhur me të.

Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin.

Të gjitha këto politika kanë pasoja shkatërruese te proceset politike në vend, nga vjedhje e zgjedhjeve. Koncesionet kriminale dhe pastrimi i parave përbëjnë një rrezik për destabizlimin politik të vendit, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik per ndalimin e integrimit te vendit. Ngritja e krimit të organizuar shqiptar nga trafiku i drogës te pastrimi i parave dhe aktiviteteve te tjera kriminale janë ngushtësisht të lidhura me politikat kriminale të Edi Ramës dhe kjo eshte arsyeja pse krimi ka kapur ekonimine, politiken, zgjedhjet dhe mbetet kërcënimi kryesor per integrimin e vendit”, u shpreh kreu i selisë blu.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.