
Një video gazmore është shpërndarë ditën e sotme në rrjetin social “Instagram” nga Herald Marku. Në të shihet mbrojtësi Dajan Shehi, teksa iu servir me tabaka kafen, shokëve të skuadrës para ndeshjes me Flamurtarin, të zhvilluar ditën e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Por shihet qartë, se Shehi nuk ka lidhje me këtë profesion, pas në momentin final, kur po shërbente kafet, shishja e ujit që ndodhej në të është përmbysur duke i rrëzuar filxhanët. Ky moment është regjistruar dhe është ndarë në rrjetet sociale nga Herald Marku.




