
Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- ASHM për qarkun Shkodër, Senada Mehmeti: Rruga e Goricës – një tjetër simbol i harresës ndaj një komuniteti të madh në Anën e Malit. Kur Bashkia Shkodër qeverisej nga Partia Demokratike, rruga e Goricës në Anën e Malit nisi të merrte formë: u shtrua pjesa e parë, me synimin për ta çuar deri në fund këtë investim jetik për komunitetin. Por çfarë ndodhi më pas?
Prej dy vitesh bashkia Shkodër e drejtuar nga Partia Socialiste nuk e realizoi projektin e miratuar nga PD. Asnjë metër asfalt! Asnjë investim! Asnjë përkujdesje! Ana e Malit është lënë në harresë të plotë, jo vetëm për këtë rrugë, por për çdo cep të njësisë. Qytetarët ndihen të braktisur, të harruar, të tradhtuar.
Ana e Malit, Gorica dhe cdo njësi tjetër meriton më shumë vëmëndje dhe investim. Jo harresë, jo rrënim, jo asfalt fushate – por dinjitet, zhvillim dhe një qeverisje që mban fjalën!