Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Kuqezinjtë “kryejnë detyrën” me Andorrën, e mundin thellë dhe me lehtësi në “Arena Kombëtare”…

ShkodraWeb 24 March, 2025
shqiperi andorra broja 2025

Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh. Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.

Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2025/03/shqiperi-andorra-gol-manaj-1-2025.mp4

Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta i ç’markohet mbulimit të mbrojtësit bën një finte ndaj portierit mik, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me bomberin e Sivasspor që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2025/03/shqiperi-andorra-gol-manaj-2-2025.mp4

Falë kësaj dopiete Rey Manaj shkon në kuotën e 10 golave me fanellën kuqezi duke barazuar dy legjenda në historinë e kësaj kombëtareje: Sokol Kushtan dhe Igli Taren. Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur. Asllani tentoi dy herë nga distanca portën e miqve por pa sukses, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë ritmi nuk do të ndryshojë, me ekipin tonë përfaqësues që dominon në lojë duke kontrolluar topin, ndërsa Andorra përpiqet të mos pësojë gola të tjerë. Manaj u afrua sërish tek goli, por këtë herë bomberi lushnjar ishte i pafat. Në fraksionin e dytë minuta pati edhe për Myrto Uzunin, që zëvendësoi Brojën. Në fund pati kohë edhe për një gol të Uzunit.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2025/03/shqiperi-andorra-gol-uzuni-2025.mp4

Marrim fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para. E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.

Post navigation

Previous: SPAK “merr në dorë” Shkodrën, hetohet për 6 ngjarje të rënda nga 2018 deri në 2024…
Next: VIDEO – Berisha përfshihet në “serialin” Basha- Rama, publikon një video edhe me “beep” në sfond…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.