Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit ku ka vizituar Ervin Salianjin. Kjo është e hera herë që kryedemokrati shkon për të takuar Salianjin, që pas daljes së tij nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Berisha u shpreh se një prononcim për mediat do ta japë pasi të përfundojë takimin me ish- deputetin demokrat. Kryedemokrati shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.