Nesër është Kurban Bajrami. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët. Spahiu shprehet se kjo festë na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit.
“Historia e Kurbanit me në qendër Profetin Ibrahim dhe Ismail a.s na tregon qartë bindjen dhe devotshmërinë e tyre ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë. Kurban Bajrami na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit. Profeti na mëson se Allahu ka të drejta mbi ne, po ashtu edhe familja, shoqëria, të afërmit. Të falurit dhe të falënderuarit është e drejta e Zotit, ndarja e kohës për familjen është e drejta e saj, haku ndaj punës është e drejta ndaj punëdhënësit dhe kolegëve.”, shprehet Spahiu. Më poshtë, mesazhi i plotë i kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.