Takimi për 29 Nëntorin në Shkodër është shoqëruar me një incident paraditen e sotme. Kreu i Partisë Komuniste Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja është kapur me këtë të fundit
Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e Bashkisë Shkodër te injoroje 29 nëntorin 1944 që përkon me festën e Çlirimit duke e cilësuar si një ditë të zezë.
“Ju jeni përfaqësues i qeverisë bashkë me Kryeministrin, si e lejoni kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, të mohojë dhe të injorojë 29 Nëntorit? Pse nuk firmosni bashkë me kryeministrin…”, tha Brucaj, teksa iu ndërpre fjala.
Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak dite me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjese e errët e historisë ku u instalua regjimi komunist.