VIDEO – Kryeministri Rama u drejtohet me një video- mesazh shqiptarëve, nuk përjashton një mbyllje të dytë…

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi iu drejtua qytetarëve shqiptarë në lidhje me akuzat e Lulzim Bashës, për fshehjen e numrit të viktimave Covid. Në fjalën e tij ku i mohoi këto akuza, Rama foli dhe për një mbyllje të dytë, ku i kërkoi të gjithëve të kontribojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.


“Virusi nuk na ndan në parti, luftë e shëmtuar për pushtet që bëhet nga ata që nuk pyesin për shëndetin e popullit. Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër në çdo mënyrë, dhe mos dyshoni në asnjë statistikë të qeverisë dhe as mos bini pre e frikës nga ata që ju duan mish për topin e luftës për pushtet e plaçkë. Edhe Shqipëria do e kalojë pjesën më të madhe të keqe, por që do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë”,  tha Rama.

ShkodraWeb Channel