Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama e nis ditën me një tjetër mesazh kushtuar shqiptarëve, sa i takon situatës që po kalon vendi për shkak të pandemisë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se jemi në rrugën e duhur dhe se nesër do të jemi krenarë për faktin se si dolëm nga kjo luftë, ndërsa ka postuar dhe një video. Rama ka përgatitur një video montazh me piktura të emrave të njohur të artit shqiptar, duke përcjellë të gjithë ecurinë e deritanishme të pandemisë në Shqipëri.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES? kini besim, jemi në rrugën e duhur dhe nesër do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar.