VIDEO – Kryeministri Rama pritet me ceremonial në Kosovë, takon liderët politikë e nderon Rexhep Qosen…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Kosovë ditën e sotme. Shefi i qeverisë shqiptare është pritur nga homologu i tij Albin Kurti me një ceremonial shtetëror. Dy kryeministrat, pasi kanë zhvilluar një takim mes tyre, kanë dalë në konferencën e zakonshme për mediat, e cila ka zgjatur rreth 40 minuta.

Më pas, Rama është takuar me liderët kryesorë politikë të Kosovës, si Ramush Haradinaj i AAK- së, Memli Krasniqi i PDK- së, Fatmir Limaj i Nisma Socialdemokrate, Behgjet Pacolli i AKR- së dhe Lumir Abdixhiku i LDK- së.

Po ashtu, kryeministri Rama ka nderuar me një ceremoni të veçantë Profesor Rexhep Qoses me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Në vizitën e tij në Kosovë Rama shoqërohet nga ministra, deputetë e drejtues të PS- së.

ShkodraWeb Channel

Open

Close