
Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit. Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.
Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik. Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier. Më pas, ai është ndalur edhe në hyrje të qytetit, ku ka nisur një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Shkodrën.
Kryeministri edi Rama në Shkodër në shkollën “Ndre Mjeda”, e cila nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilind nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreativen.