Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Kryeministri Edi Rama përuron Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, të pranishëm Beci dhe Koçiu

ShkodraWeb 10 January, 2025
kociu rama beci 2025

Poliklinika e re e specialiteteve në Shkodër, me një gamë të zgjeruar shërbimesh mjekësore është një tjetër investim i buxhetit të shtetit për shëndetësinë, që i shtohet qytetit, i cili ka nisur transformimin përmes projekteve madhore me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë, investimi prej 120 milionë lekë të reja, shtrihet në një sipërfaqe 1300 m², ku ofrohen 22 specialitete nga 14 që ishin më parë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci vizitoi mjediset e reja dhe u takua me mjekë dhe stafin drejtues të Poliklinikës.
Ministrja Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, tha se Poliklinika e re e Specialiteteve është e ndërtuar tërësisht nga e para, jo vetëm me pajisjet, por edhe me infrastrukturë tërësisht të rehabilituar.

“Kjo është Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër e ndërtuar tërësish nga e para, jo vetëm me pajisje, por edhe me infrastrukturën tërësisht të rehabilituar që tashmë zgjeron kabinetet dhe shërbimet. Ndërkohë zgjerohen kabinet e shërbimeve nga 14 shërbime që ofroheshin në këtë poliklinikë, aktualisht jemi në 22 shërbime. Pajisja DEXA është një pajisje që vlerëson densitetin e kockës dhe për gratë është shumë e rëndësishme. Vazhdojmë me grafinë, e cila është gjithashtu një pajisje diagnostikuese që i ka munguar qytetit të Shkodrës në poliklinikë, ofrohej vetëm në spital. Kemi kabinetin e mamografisë.

Ndërkohë që një nga politikat për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit për gratë një fushatë që zhvillohet ne fakt gjatë muajit tetor tashëm është bërë rutinë dhe ne kemi vendosur që të zhvillojmë diagnostikime falas me aparaturat e monografisë pa sistem referimi në çdo qark të vendit, në çdo muaj. Në muajin janar është në Shkodër që diagnostikimi do të referohet drejtpërdrejtë pa patur atë ecejaket në sistemin e referimit. – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë Koçiu lidhur me aparaturat dhe risitë që ofrohen në kabinetet e poliklinikës.

Ndër të tjera Ministrja Koçiu tha se jo vetëm Poliklinika, por edhe spitali i Shkodrës me buxhetin e vitit 2025 do të marrë vëmendje të shtuar. “Ajo që duhet thekuar është që jo vetëm poliklinika, por edhe Spitali i Shkodrës me buxhetin e vitit 2025 do të marrë vëmendje të shtuar. Do të kemi rehabilitimin dhe rikonstruksionin, jo vetëm të Maternitetit të Shkodrës, por edhe të disa shërbimeve të tjera si: Okulistika, edhe disa shërbime të tjera, pneumologjia brenda spitalit të Shkodrës, duke e rritur dhe përmirësuar, jo vetëm kushtet e punës, po patjetër motivuar stafin edhe ofruar shërbim cilësor për qytetarin.” – u shpreh ajo.

“Ju falënderojmë shumë për investimin, për pajisjet e reja multifunksionale, të gjitha ekografitë janë të mbyllura për shërbimin ambulator. S’ka nevojë për të shkuar në spitale.” – u shpreh një prej mjekëve të stafit.

“Ishte shumë i nevojshëm rikonstruksioni dhe hapja e shumë kabineteve të tjera meqenëse stafi ynë është shtuar goxha me prurjet e reja.” – pohon një mjeke endokrinologe.

Ndërkohë në Poliklinë ka edhe shërbime që ofrohen për herë të parë, si shërbimi i fizioterapisë, shërbimi i shëndetit mendor, i toksikologjisë, etj “Risi tjetër, është edhe zgjerimi i shërbimit me neurokirurgun e ri që është pas 30 vitesh dhe shërbimi i kirurgjisë maksilofaciale. Është shtuar gama e shërbimeve dhe është fuqizuar nga 14-22. Janë fuqizuar shërbimet e tjera nga dy mjekë për çdo shërbim, në mënyrë që qytetarët ta marrin shërbimin korrekt dhe të mos kemi radhë.” – tregojnë ndër të tjera mjekët.

Post navigation

Previous: Pas intubimit futet në sallën e operacionit, gjendja e Anastas Janullatos është shumë kritike…
Next: VIDEO – “Rama me duar në xhepa në Shkodër”, PD reagon për vizitën e kryeministrit në qytetin më të madh verior

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
  • NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet 15 June, 2026
  • “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika 15 June, 2026
  • OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik… 15 June, 2026
  • Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë 15 June, 2026
  • Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private, mashtroi të huajt me programe studimi 15 June, 2026
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, gruaja nga Kosova përplaset nga makina sapo zbriti nga autobusi 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
rama marjana paul tedeschini

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | MoreNews by AF themes.