Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të jetë i pandehur, teksa u ndal te Reforma në Drejtësi. Kryemadhi iu përgjigj Ramës, i cili gjatë Asamblesë së PS, ditën e shtunë, tha se LSI kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, duke thënë se vetë kryeministri është frikacak dhe mendon që edhe të tjerët janë të tillë.
Kryetarja e LSI i kujtoi Ramës se ajo nuk ka frikë dhe se partia që ajo drejton nuk e njeh nocionin e frikës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ajo paralajmëroi se shumë shpejt kreu i qeverisë mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë. Më poshtë video e konferencës për shtyp e Kryemadhit.