
Urime të shumta për vitin e ri, u është bashkuar edhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Ai ka preferuar të urojë të gjithë malësorët kudo ku ndodhen me rastin e ndërrimit të viteve.
Përmes një video mesazhi të shpërndarë për mediat por edhe në rrjetet sociale, Tonin Marina ka përcjellë urimet e tija për qytetarët që qeveris nga viti 2015 por edhe për malësorët që jetojnë kudo në Shqipëri apo edhe jashtë saj.