Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve lidhur me Vendimin e Këshillit të Ministrave për pezullimin e prokurimeve publike gjatë muajit qershor kut do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Ademi e ka konsideruar antikushtetues vendimin e qeverisë Rama, teksa ka sjellë në vëmendje një sërë ligjesh dhe konventash ndërkombëtare që shkelen nga kjo VKM. Një vendim i tillë, pavarësisht se u ndryshua pas reagimit të Bashkive, dëmton tëndë interesat e qytetarëve. Në kushtet kur nuk funksionon as edhe Gjykata Kushtetuese, nuk ka as mundësi për ta atakuar në gjykata ka thënë Ademi.